
Këshilli i Ministrave ka bërë ndryshime në përbërjen e Këshillit Drejtues të Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Ermal Nufi është liruar nga detyra si përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe në vend të tij është emëruar Viola Haxhiademi.
Alban Mësonjësi është zëvendësuar nga Dritan Palnikaj, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ermal Nufi, i cili ka punuar si këshilltar ligjor dhe më pas drejtori i kabinetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
1. Lirimin e z. Ermal Nufi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe emërimin e znj. Viola Haxhiademi anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
2. Lirimin e z. Alban Mësonjësi, anëtar i këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, dhe emërimin e z. Dritan Palnikaj anëtar të këshillit drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
