
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në fshatin Strellc të Deçanit në Kosovë.
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person ka humbur jetën teksa po punonte pasi e kanë zënë disa dërrasa poshtë.
Mësohet se nga kjo ngjarje ka mbetur i plagosur edhe një punëtor tjetër.
Zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi theksoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05. Viktima mësohet se ka ndërruar jetë në spital pasi ka marrë ndihmë mjekësore.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kane pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave, të cilët kishin pësuar lëndime. Të lënduarit janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal ne Pejë.
Pas pak kohe mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduareve. Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente”, thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
