LAJME / E Diel 3 Maj 2026, 15:03

Tjetër aksident i rëndë në vend, kamioni përplas makinën, tre të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan-Peqin, pranë fshatit Pajovë, duke shkaktuar shqetësim tek drejtuesit e mjeteve dhe banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, në këtë ngjarje është përfshirë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili është përplasur me një automjet tjetër që po qarkullonte në të njëjtin aks rrugor.

Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku, bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona. Fatmirësisht, burimet konfirmojnë se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për menaxhimin e trafikut që u rëndua përkohësisht si pasojë e përplasjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE