LAJME / E Enjte 13 Gusht 2026, 20:08

Tjetër aksident FATAL! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, humbin jetën dy persona (EMRAT)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gratë që ndodheshin në automjet.

Viktimat janë identifikuar si Mirela Haskon dhe Florije Xhepa, rreth 50 vjeçe.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për të dokumentuar rrethanat e aksidentit.

Shkaqet e daljes së automjetit nga rruga mbeten ende të paqarta. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE