
Pas një sërë takimesh me drejtues politikë, ministra e të deleguar në Tiranë, tashmë është radha e grupit parlamentar socialist të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama.
Mbledhja është njoftuar për tu mbajtur ditën e enjte në orën 10:00 te Pallati i Brigadave. Ashtu si dhe në takimet e tjera, në fokus do të jetë dokumenti “Besa”, baza e një qasjeje të re qeverisëse për pjesën e mbetur të mandatit.
Axhenda e ngjeshur e Ramës ka nisur që prej 23 dhe 24 gushtit në Pogradec, ku thirri në mbledhje drejtuesit politikë të qarqeve dhe ministrat. Nga kjo mbledhje u prezantua platforma “Pasqyrë Albania” që do të administrojë problematikat e qytetarëve. Kjo platformë do të shoqërohet dhe nga ‘Flamingo Albania’ dhe ‘Radar’ ku te njëra grumbullohen, ndërsa tek tjetra ndiqet zgjidhja që i jepet ankesave.
Ndërkohë 2 ditë më parë, kreu i qeverisë u takua me deputetët dhe të deleguarit e Tiranës për të diskutuar mbi organizimin e punëve në qytet. Sigurisht pjesë e diskutimeve nëpër tryeza është dhe përgatitja për vendoset e 2027-ës.
