LAJME / E Shtunë 24 Janar 2026, 09:09

Tirana në ZI, ndërron JETË tragjikisht VAJZA e futbollistit bardheblu!

Ekipi i futbollit “KF Tirana” njofton se vajza e lojtarit Freddy Alvarez ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi bardheblu është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Reagimi i “KF Tirana”:

Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.

Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez.

Deri tani, nuk ka më tepër informacion se çfarë ka ndodhur në familjen e lojtarit Freddy Alvarez dhe cili është shkaku i vdekjes tragjike të vajzës së tij në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë ku familja jeton.

Mesfushori ofensiv nga Costa Rica është bërë zyrtarisht pjesë e KF Tiranës në merkaton e Janarit 2026.

Pas firmosjes së kontratës dhe analizave mjekësore, ai ju bashkua menjëherë me ekipin nën udhëheqjen e trajnerit Nuhiu, duke luajtur në 3 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE