LAJME / E Enjte 3 Shtator 2026, 21:09

Tirana drejt transformimit/ Qeveria miraton Kompleksin e Ri Qeveritar në këtë zonë…

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime për transferimin dhe zhvillimin e pronave shtetërore përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (KSHI), duke i hapur rrugë projektit të Kompleksit të Ri Qeveritar te Bulevardi i Ri në Tiranë.

Në kuadër të projektit parashikohet ndërtimi i ambienteve të reja për institucionet publike, akomodimi i “Hekurudha Shqiptare” dhe zhvillimi i stacionit të ri hekurudhor të kryeqytetit.

Qeveria ka kaluar në pronësi të KSHI-së një sipërfaqe prej 2,431 m² në Bulevardin e Ri, ndërsa Korporata është autorizuar të veprojë si zhvilluese e projektit.

Vendimet përfshijnë gjithashtu zgjerimin e projektit “Copëzat” me prona të reja shtetërore. Një sërë institucionesh publike do të duhet të lidhin marrëveshje bashkëpunimi me KSHI-në brenda 30 ditëve për transferimin e pronave dhe sigurimin e ambienteve të përkohshme gjatë punimeve.

Vendimet hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.