LAJME / E Enjte 3 Shtator 2026, 21:09

E r*ndë/ 29 vjeçari rr*h për vd*kje nënën e tij, s*lmi zgjati mbi një orë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pensilvaninë, ku 29-vjeçari Jacob Korber akuzohet se ka rrahur për vdekje nënën e tij 53-vjeçare, Kristin Hamilton. Sipas autoriteteve, sulmi zgjati më shumë se një orë dhe u regjistrua nga një kamera sigurie.

Ngjarja ndodhi të dielën, më 30 gusht, në banesën e viktimës në Sewickley Township. Vajza e saj e gjeti 53-vjeçaren të pajetë jashtë shtëpisë rreth orës 09:00 dhe njoftoi policinë.

Sipas hetuesve, Korber dyshohet se e sulmoi nënën me duar, këmbë dhe objekte të ndryshme që ndodheshin në verandë. Pas sulmit, ai ndërroi rrobat dhe u largua, ndërsa më pas dyshohet se fjeti në një fushë pranë zonës.

29-vjeçari u lokalizua rreth orës 17:00, pranë shtëpisë së nënës së tij. Sipas pamjeve të publikuara, ai u gjunjëzua dhe ngriti duart sapo pa policinë, duke u arrestuar pa rezistencë.

Korber dyshohet se e pranoi veprën gjatë marrjes në pyetje dhe shfaqi pendesë. Ai përballet me akuzën për vrasje dhe mbahet në burgun e kontesë Westmoreland pa mundësi lirimi me garanci. Seanca paraprake është caktuar më 14 shtator.