
Orët e fundit, rrjetet sociale dhe disa portale janë mbushur me “dhimbje” për ikonën e artit shqiptar, Tinka Kurtin, pasi aktorja u shfaq në një video-mesazh në “Big Brother VIP Kosova”, duke thënë se jeton në një shtëpi të të moshuarish në Tiranë.
Pas kësaj daljeje, shumë njerëz nisën të shkruajnë se aktorja e madhe është braktisur, duke shprehur trishtim për mënyrën si po i kalon vitet e fundit të jetës.
Por e vërteta është ndryshe.
Tinka Kurti nuk është e braktisur nga familjarët e saj, të cilët jetojnë nga Shkodra deri në Kanada, dhe që kanë treguar gjithmonë dashuri e respekt për të.
Aktorja legjendare ka zgjedhur vetë të jetojë në shtëpinë e të moshuarve, diçka që e ka deklaruar publikisht edhe më parë, si një mënyrë për të qenë pranë njerëzve të moshës së saj dhe për të mos qenë barrë për askënd.
Në rrëfimin e saj të fundit, Tinka tha me emocion:
“Kam pasur shumë probleme. Kur erdha në këtë shtëpi, ishte një mrekulli, por për mua në fillim ishte tragjedi. Tani jo më. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm. Më vjen mirë kur kujtohen artistët, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Do t’i shërbejmë popullit derisa të kemi frymën e fundit.”
Tinka Kurti është simbol i dinjitetit dhe përulësisë, dhe zgjedhja e saj për të jetuar në këtë mënyrë është akt personal, jo shenjë braktisjeje.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që mediat të verifikojnë faktet përpara se të shpërndajnë lajme që prekin emra të tillë të mëdhenj të kulturës sonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
