LAJME / E Hënë 13 Tetor 2025, 15:03

“Thyhet xhami i kabinës së avionit, moment paniku për lojatrët e kombëtares.”

Momente paniku për Kombëtaren e Nigerisë: avioni pëson defekt në ajër, ulje emergjente!


Kombëtarja e Nigerisë ka përjetuar çaste frike gjatë kthimit pas ndeshjes kundër Lesotos, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Avioni që transportonte lojtarët, mes tyre edhe yllin Victor Osimhen, u detyrua të bënte një ulje emergjente pasi njëri prej xhamave të kabinës së pilotit u thye në fluturim!

Ngjarja ndodhi pak minuta pas ngritjes. Sipas mediave italiane dhe afrikane, xhami i përparmë u plasarit papritur, duke shkaktuar panik tek futbollistët dhe stafin teknik.

Fatmirësisht, pilotët reaguan me profesionalizëm dhe arritën të ulin avionin në mënyrë të sigurt, duke shmangur një tragjedi të mundshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE