
Një operacion i vështirë kërkimi është duke u zhvilluar në Maldive, ku ekipe zhytësish specialistë dhe shpella-ekspertë nga Finlanda, Britania e Madhe dhe Italia janë nisur drejt atolit Vaavu për të marrë pjesë në gjetjen e trupave të katër zhytësve italianë të zhdukur pas një tragjedie nënujore në të ashtuquajturën “Shpella e Peshkaqenëve”.
Autoritetet lokale kanë pezulluar përkohësisht kërkimet zyrtare, për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe pas një tjetër incidenti fatal, ku një zhytës ushtarak që merrte pjesë në operacionin e kërkimit humbi jetën nga sëmundja e dekompresionit.
Kjo ka rritur edhe më shumë kompleksitetin e situatës dhe rreziqet për ekipet në terren, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
