LAJME / E Martë 22 Shtator 2026, 06:06

Po luante me ᶏɾmën, 22-vjeçari vɾҽt gabimisht të dashurën dhe më pas i mҽɾɾ jҽtën vetes

Një 21-vjeçare ka humbur jetën në Fairbanks të Alaskës pasi u qëllua aksidentalisht nga i dashuri i saj 22-vjeçar.

Sipas policisë lokale, Landon Lowrance po luante me një revolver dhe po e drejtonte atë në drejtim të CloeRae McBrayer kur arma u shkrep, shkruan “The Sun”.


Ngjarja ndodhi më 16 shtator rreth orës 21:12. Një mik i 22-vjeçarit telefonoi shërbimet e emergjencës dhe raportoi të shtënën.

Kur policia mbërriti në banesë gjeti 21-vjeçaren të pajetë. Lowrance u gjet i plagosur rëndë pasi kishte qëlluar veten me një armë tjetër.


Ai u transportua në spital ku më pas ndërroi jetë. Policia e ka klasifikuar vdekjen e tij si vetëvrasje.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes vijojnë.

Familjarët e McBrayer kanë bërë të ditur se ajo ishte pranuar së fundmi në Universitetin e Alaskës në Fairbanks për të studiuar për mësuese.