LAJME / E Shtunë 4 Korrik 2026, 02:02

Terror në Prizren, tronditen banorëT

Një rast i rëndë dhune dhe kërcënimesh është raportuar në fshatin Lubiqevë të Prizrenit, ku një person dyshohet se ka terrorizuar bashkëfshatarët e tij për disa ditë me radhë, duke eskaluar deri në sulm fizik dhe kërcënime me thikë.

Sipas burimeve nga banorët e këtij fshati, i dyshuari Enis Kryeziu fillimisht ka kanosur kryetarin e fshatit Lubiqevë, ndërsa më pas ka sulmuar fizikisht drejtorin e shkollës së fshatit, të cilit dyshohet se i ka vendosur thikën në fyt.

Po ashtu, i njëjti dyshohet se ditë më parë ka kërcënuar edhe imamin e xhamisë së fshatit, si dhe ka dëmtuar kamerën e sigurisë së objektit fetar.

Të premten, kryetari i fshatit dhe drejtori i shkollës kanë bërë denoncim në Policinë e Kosovës, pas së cilës njësitet policore kanë intervenuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar edhe thikën e përdorur në rast. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE