
ëndrimi i Presidencës kundër prokurorit të SPAK-ut Ols Dado në Gjykatën Administrative të Tiranës ka revoluar gazetaren Klodiana Lala, e njohur si zonja Pretenca.
Përfaqësueja e Presidencës në gjyqin për ligjshmërinë e mandatit të Ols Dados si prokuror konfirmoi se Ols Dado ishte emëruar në kundërshtim me ligjin në vitin 2008 në funksionin e prokurorit,
me firmën e Presidentit të atëhershëm Bamir Topi dhe me propozim të kryeprokurores së atëhershme Ina Rama, mikeshë e noterit Dado.
Ky qëndrim i Presidencës, e cila shkarkoi moralisht Ols Dadon si prokuror, nuk i ka pëlqyer zonjës Pretenca, e cila ka bërë thirrje për të shembur Presidencën.
Edhe pse në fund të fundit është gjykata dhe jo Presidenca ajo që do të vendosë për fatin e Ols Dados, zonja Pretenca ka kërkuar që Presidenca të rrafshohet.
“Shembeni godinen e Presidences!
Nuk kemi nevoje per nje tufe injorantesh qe marrin miliona nga taksat tona. Berdellima e paska mbiemrin njera qe perfaqeson institucionin e Presidences ne Gjykaten Administrative ne perballjen Erion Veliaj- Ols Dado. Zonja nuk di cfare thote. Eshte juriste me profesion, po me ligjin ska lidhje. O kasoooollleeeeeee ku na mblodhe….“, ka shkruar zonja Pretenca, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
