
Një ngjarje shqetësuese është raportuar në Malishevë, ku një nxënëse e klasës së 10-të dyshohet se është sulmuar fizikisht nga disa vajza të tjera.
Sipas raportimit të GazetaDemos, incidenti është filmuar dhe pamjet janë publikuar në rrjetet sociale. Në video dëgjohen fjalë kërcënuese të drejtuara ndaj vajzës, ndërsa më pas ajo dyshohet se goditet me shuplaka dhe shqelma nga disa bashkëmoshatare.
Në pamjet e publikuara dëgjohet edhe njëra nga vajzat duke e kërcënuar me fjalët:
“Veç edhe niher ta ni zanin, zhag kam me të ngreh.”
Sipas të njëjtit burim, vajzat e përfshira dyshohet se vijojnë mësimet në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.
Deri në publikimin e lajmit, nuk ka pasur një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës apo nga drejtoria e shkollës lidhur me rastin dhe masat e ndërmarra.
Publikimi i videos ka ngjallur reagime të shumta në opinion, me shumë qytetarë që kanë kërkuar hetim të plotë të rastit dhe ndërmarrjen e masave ndaj personave të përfshirë.
Personat e përmendur në raportim prezumohen të pafajshëm derisa përgjegjësia e tyre të përcaktohet nga autoritetet kompetente, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
