LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 20:08

Ngjarje e rëndë afër Klinës: Traktori i merr jetën fermerit 43-vjeçar në Kosovë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Gremnik të Klinës, ku një fermer rreth 43-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me traktor.

Sipas informacioneve të para që ka siguruar IndeksOnline, viktima, nga familja Kalludra, dyshohet se nuk ka arritur ta kontrollojë traktorin teksa po lëvizte në një teposhtëz, duke u rrokullisur dhe pësuar lëndime fatale.

Pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës dhe ekipet kompetente, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Rasti po hetohet nga organet përgjegjëse./IndeksOnline/ do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE