LAJME / E Premte 6 Mars 2026, 04:04

Tërbohet Irani/ Sulmon 3 shtete një kohësisht

Lindja e Mesme ka përjetuar një tjetër natë të tensionuar, pasi Irani ka ndërmarrë një seri sulmesh me dronë dhe raketa ndaj disa qyteteve në rajon.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Dubai dhe Abu Dhabi, dy nga qytetet kryesore të Emirateve të Bashkuara Arabe, janë vënë në shënjestër të sulmeve ajrore gjatë natës. Sulmet kanë shkaktuar alarm të madh dhe kanë ngritur frikën për një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Po gjatë natës, raketa iraniane kanë goditur edhe Tel Avivin, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar në rajon. Sirenat e alarmit janë aktivizuar në disa zona, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore kanë ndërhyrë për të neutralizuar një pjesë të raketave dhe dronëve.

Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në Izrael kanë vendosur forcat e sigurisë në gatishmëri të lartë, ndërsa deri në këto momente nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet apo për persona të lënduar.

Sulmet e fundit konsiderohen si një zhvillim i rrezikshëm që mund të zgjerojë konfliktin përtej kufijve të Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë gjithnjë e më shumë vende të rajonit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE