
Fshati Vidhishtë i Roskovecit është zgjuar sot i heshtur, mes dhimbjes dhe lotëve për dy banorë që humbën jetën tragjikisht një ditë më parë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ish-dhëndri apo ish-partneri i vajzës së tyre.
Arben Plaka ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në orët e para të mëngjesit të së premtes kur u qëllua me armë zjarri nga Nertil Buzi, ndërsa bashkëshortja e tij Burbuqe Plaka (e thërrisnin dhe Lela) mbeti e plagosur rëndë.
Ajo luftoi për më shumë se 12 orë në spital, por fatkeqësisht në orët e mbrëmjes mjekët konfirmuan vdekjen.
Nertil Buzi alias Refit Buzi mori peng edhe vajzën e tyre, Rozalindën me të cilën kishte qenë në një marrëdhënie të trazuar, por e liroi rreth pasdites falë negociatave të Policisë.
RENEA tentoi për disa orë ta mbante gjallë dhe të negocionte dorëzimin e 35 vjeçarit, por ai vazhdimisht qante dhe kërcënonte se do të vriste veten.
Rreth orës 16:30, disa negociata të njëpasnjëshme dështuan dhe Nertil Buzi vrau veten, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
