LAJME / E Hënë 22 Qershor 2026, 14:02

Tensione në Aeroportin e Vlorës, punonjësit e Behgjet Pacollit nxjerrin nga zyrat vartësit e Valon Ademit!

Punonjësit e ‘Mabco’-s të Behgjet Pacollit janë rikthyer në kantierin e Aeroportit të Vlorës, siç biznesmeni njoftoi të dielën.

Por sapo kanë mbërritur atje, janë përplasur me rojet e sigurisë që i kanë penguar të hyjnë. Gjatë këtij momenti të tensionuar, ata kanë hyrë me forcë duke shqyer derën.

Në këtë moment, janë konfliktuar me punonjësit e “2A Group” të Valon Ademit dhe i kanë nxjerrë këta të fundit jashtë nga zyrat. Policia ka shkuar në vendngjarje.

Rikthimi i punonjësve të ‘Mabco’-s në kantier vjen pas vendimit të Gjykatës së Lartë që i riktheu kompanisë së biznesmenit Pacolli të drejtën e administrimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE