
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me dyshimet për abuzime me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) është zgjeruar edhe më tej.
Në kuadër të këtij aksioni, burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se është vendosur masa e pezullimit nga detyra edhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. Lidhur me këtë masë të vendosur nuk ka asnjë reagim zyrtar si dhe informacione për të sqaruar pozitat e Ismailit në këtë çështje.
*Informacionet e siguruara janë marrë në rrugë jozyrtare, për më tepër detaje pritet një reagim në vijim!
Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, për të ekzekutuar urdhrat e lëshuar nga SPAK në funksion të një dosjeje në hetim për shkelje të rënda ligjore në procedurat tenderuese të AKSHI-t.
Sipas burimeve për mediat, hetimi lidhet me dyshime për abuzime në tendera me vlera të larta financiare, ku dyshohet se janë shkelur parimet e barazisë në tendera, si dhe janë konsumuar vepra penale të pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Posaçme ka lëshuar disa urdhërarreste dhe masa sigurie ndaj personave të përfshirë në këtë skemë.
Në kuadër të këtij hetimi, SPAK ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. Hetimet përfshijnë rreth 12 procedura tenderuese, kryesisht për mirëmbajtjen e serverave të institucioneve të rëndësishme shtetërore. Sipas SPAK, kriteret e këtyre tenderave dyshohet se janë përcaktuar në mënyrë të tillë që favorizonin kompani të caktuara, duke u garantuar atyre përfitime të konsiderueshme financiare.
Në dosje është përfshirë edhe biznesmeni Ermal Beqiri, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, pasi dyshohet se ka përfituar shuma të mëdha nga këto procedura. Po ashtu, masë “arrest me burg” është vendosur edhe për Ergys Agasin, në banesën e të cilit oficerët e BKH-së kanë ushtruar kontrolle gjatë orëve të para të ditës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
