
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Nantes, në Francë, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbetën të
plagosur gjatë një sulmi që dyshohet të lidhet me trafikun e drogës.
Sipas autoriteteve franceze, të shtënat ndodhën të enjten në mbrëmje rreth orës 19:30 në një pallat apartamentesh.
Sulmuesit, të cilët lëviznin me motoçikletë, hapën zjarr ndaj tre adoleshentëve dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes.
Prokurori i Nantes bëri të ditur se njëri prej të rinjve, i cili sapo kishte mbushur 15 vjeç, humbi jetën në hyrje të ndërtesës. Një
tjetër adoleshent, 13 vjeç, ndodhet në gjendje kritike në spital, ndërsa një 14-vjeçar mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
LEXO EDHE: “Ç’të mbeti e bëj unë”, Ndrenika puthi Veliajn në ballë/ Mehdi Malka habit me reagimin per Ndreniken
Powered by Inline Related Posts
Sipas policisë, autorët ndoqën një nga djemtë deri në katin e 13-të të pallatit, ku ai ishte strehuar në një apartament, duke treguar brutalitetin e sulmit. Autoritetet franceze dyshojnë se ngjarja lidhet me larje hesapesh mes grupeve të trafikut të drogës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
