LAJME / E Mërkurë 10 Qershor 2026, 11:11

Të shtëna me armë në Shëngjin! Një person mbetet i plagosur pas konfliktit në lokal

Shëngjin – Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Kunes në Shëngjin, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti brenda një lokali në zonë, i cili më pas ka eskaluar në përdorim armësh zjarri.

I plagosur ka mbetur Kristjan Gjoni, i cili është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa po punojnë për identifikimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të përfshirë në ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE