LAJME / E Premte 17 Prill 2026, 23:11

Të q*** r***, o sh*****”/ Lëndohet deputeti demokrat, niset me urgjencë në spital…

Është përshkallëzuar situata në protestën e opozitës pas përfundimit të fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, ku ashtu sikurse dhe në protestat e kaluara u hodhën molotovë në drejtim të Kryeministrisë.

Pas këtij akti policia iu kundërpërgjigj me gazlotsjellës, por dhe me spraj lotsjellës, gjë e cila ka rënduar situatën për qytetarët, por dhe deputetët dhe gazetarët.

Ka qenë deputeti Luçiano Boçi ai i cili ka qenë një prej të lënduarëve, duke akuzuar kryepolicin Skënder Hita dhe efektivët e policisë për këtë akt agresor ndaj tyre.

“Atij drejtorit se dhe ai është ushtar i politikës dhe Krimit. Shpesh i mbrojmë këta se flasim për rrogat e tyre dhe rroat e tyre. por ja këtu i kemni kundër qytetarëve. Sulmuan deputetët dhe gazetarët. Turp të keni, turp të keni, Secili prej kush është fajtor, bashkë me drejtuesit tyre të poshtër që fshihen në reshtin e fundit. Njerëz të poshtër. Sulm fizik direkt, a e kuptoni apo nu ke kuptoni. Sulm fizim i organizuar kudnër njerëzve dhe deputetëve, dhe kundër gazetarëve”, dëgjohet të thotë ai ndërkohë që protestues të tjerë iu drejtohen efektivëve me fjalë ofenduese dhe duke u thënë “Po na vrisni”.

Ndërkohë që pas përfundimit të fjalës së tij, Boçi është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE