LAJME / E Premte 17 Prill 2026, 02:02

“Taulant Balla “ia ka futur” Ramës me kallëzimin për dosjen “Partizan”

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, deklaroi në nje emision televiziv se nga dosja “Partizani”, ka shumë gjasa që Berisha të dalë i pafajshëm, duke mohuar një mundësi që kryeministri Edi Rama të merret i pandehur.

Beçi tha se duhet të provohet që bëhet fjalë për fakt penal apo përgjegjësi politike.

“Ka shumë dyshime nëse është fakt penal apo përgjegjësi politike apo institucionale e ligjeve të tjera të Shqipërisë që kontrollohet VKM në Kushtetuese, në Gjykatën Administrative.

Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur”, tha Beçi.

I pyetur për kallëzimin e bërë në SPAK, nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në vitin 2020, ndaj Berishës dhe Jamarbër Malltezit të cilët i akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë, ish-prokurori tha se kjo lëvizje është në dëm të Ramës.

“Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur.

Nëse aplikon logjikën e kallëzimit të Taulant Ballës, ai ja ka futur kryetarit të parties”, tha Beçi.

Eugen Beçi: Ka shumë shanse që hetimi më shumë të nxjerrë të nxjerrë të pafajshëm Berishën sesa ti shtojë Berishës, Ramën të pandehur.

Sepse fakti që përmendet e gjykohet, ka shumë dyshime nëse është fakt penal apo përgjegjësi politike apo institucionale e ligjeve të tjera të Shqipërisë që kontrollohet VKM në Kushtetuese, në Gjykatën Administrative. Nëse do të bëhet një themel i fortë i hetimit, ka shumë fakte që të mos ketë një fakt penal, sesa shanse që ti shtohet Rama Berishës si i pandehur.

Nëse aplikon logjikën e kallëzimit të Taulant Ballës, ai ja ka futur kryetarit të partisë do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE