LAJME / E Hënë 29 Qershor 2026, 14:02

T ronditet vendi, të sh tëna me a rmë, dyshohet për të p lagosur

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Pogradec, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Policisë dhe shërbimeve të emergjencës.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Brian Syzo, i cili është goditur me armë në këmbë. Menjëherë pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Pogradecit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Brian Syzo është një emër i njohur për organet e rendit, pasi rezulton me precedentë penalë, kryesisht për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Gjithashtu, ai është përfshirë edhe në disa konflikte të mëparshme në qytetin e Pogradecit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plagosjes, për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë ngjarje. Deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi shkaqet e incidentit, ndërsa hetimet vijojn, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE