LAJME / E Mërkurë 15 Tetor 2025, 10:10

“Sylvinho pas fitores 4-2: Kam dhimbje koke nga lojtarët! 

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, analizoi ndeshjen miqësore të fituar 4-2 me përmbysje ndaj Jordanisë, duke u shfaqur i kënaqur si me rezultatin, ashtu edhe me paraqitjen e skuadrës.

“Pamë shumë gjëra interesante. Jam i lumtur si për fitoren, ashtu edhe për mënyrën se si u prezantua ekipi. Jam shumë i kënaqur me debutimet e Dajsinanit, Gripshit dhe Cakës”, – tha ai për “SuperSport”.

Sylvinho pranoi se ka “dhimbje koke pozitive” për zgjedhjen e lojtarëve:

“Çdo fundjavë vëzhgojmë rreth 10 lojtarë që mund të thirren në Kombëtare. Hoxha po luan shumë mirë. Edhe pse pati një dëmtim të vogël, e telefonuam dhe nuk ishte problem. Sot bëri paraqitje fantastike dhe po rritet shumë si lojtar.”

Ai theksoi se një ndeshje mund të jetë vendimtare për të fituar besimin e stafit teknik:

“Mihaj ka bërë një rrugëtim dyvjeçar me ne. Është i sigurt dhe inteligjent. Ishte edhe në Europian. Në qendër të mbrojtjes kemi shumë alternativa.”

I pyetur për mungesën e Mehmetit, trajneri tregoi kujdes:

“Duhet të jem shumë i kujdesshëm kur flas për lojtarë që nuk janë me ekipin. Ne kemi 25 lojtarë dhe zgjedhjet i bëjmë në bazë të kundërshtarëve dhe karakteristikave.”

Sylvinho zbuloi se e ka ndjekur nga afër:

“E kam vizituar në Angli. Ai luan vetëm në krahun e majtë, jo në të djathtë. Por aty kemi mbingarkesë: Hoxha, Uzuni, Bajrami, Muçi… edhe Broja mund të luajë në të majtë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE