
Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur Universitetin e Trierit në Gjermani. Vetëm pak ditë pas vrasjes së një studenti 22-vjeçar, një studente 29-vjeçare është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Sipas policisë, plagët e konstatuara në trupin e saj tregojnë se bëhet fjalë për një vrasje të dyshuar.
29-vjeçarja ishte raportuar e zhdukur nga nëna e saj të dielën, transmeton Klankosova.tv. Pak më vonë, forcat e policisë e gjetën të pajetë në banesën ku jetonte.
Deri më tani nuk ka të dhëna për ndonjë të dyshuar apo për motivin e mundshëm të krimit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar intensivisht, raporton Bild.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë vërejtur lëvizje ose rrethana të dyshimta në zonën e Nordallee, nga pasditja e së premtes deri në mesditën e së dielës, të kontaktojnë autoritetet.
Universiteti i Trierit ka reaguar me pikëllim të thellë pas ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
