LAJME / E Hënë 7 Shtator 2026, 16:04

E FUNDIT – Berishes i ndodh e keqja e papritur ne SHBA, reagon menjehere duke…

Ndryshe nga shqiptarët brenda sallës ku dhe Berisha mbajti takimin në New Jersey, disa të tjerë e kanë pritur me protestë.

“Rama burg, Berisha burg”, kështu dëgjohet të brohorasin disa shqiptarë jashtë ambienteve të ndërtesës ku dhe ish-kryeministri mbajti takimin me diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë, që reagimi i ish-kryeministri ishte dhe ai më “epiku”. Teksa shqiptarë brohorisnin në korr “Berisha në burg”, ai vendosi që t’i përshëndeste ata për së largu, me dy gishtat larg dhe duke buzëqeshur.

Sakaq në fjalën e mbajtur para shqiptarëve në sallën ku dhe kishte planifikuar takimin, Berisha e cilësoi këtë vizitë si historike dhe emocionuese, pasi sipas tij shumëkush e kishte menduar si të pamundur.

Berisha u ndal te sfidat dhe vështirësitë e viteve të fundit, ku ai u shpall non-grata në Amerikë, duke theksuar se përgjigjja ndaj çdo dyshimi për forcën për të përballuar padrejtësitë mbetet e njëjtë, identiteti shqiptar.

Ndërkohë që pati dhe një mesazh për të gjithë ata që luftuan për ta shpallur non-grata, duke u thënë se sot ata janë “prapa hekurave”, ndërkohë që vetë ai ndodhet aty, në tokën amerikane.