LAJME / E Hënë 7 Shtator 2026, 15:03

I FUNDIT – Vdes biznesmeni i njohur, zyrtar i larte i Partise Demokratike

Ka ndërruar jetë, Jakup Imeri nga Mitrovica. Për vdekjen e tij, kanë njoftuar zyrtarët e Partisë Demokratike, pasi i ndjeri ishte, kryetar i nëndegës së këtij subjekti në fshatin Shipol.

“Jakupi ishte një njeri i veçantë, me vlera të larta njerëzore, familjare e kombëtare.

Ishte i përkushtuar, organizator i mirë, i respektuar, i dashur dhe gjithmonë mikpritës.

Me punën dhe karakterin e tij, ai fitoi respektin dhe dashurinë e të gjithë atyre që e njohën.

Kujtimi për Jakupin do të mbetet i përhershëm”, thuhet në reagimin e ish-deputetit, Bekim Haxhiu.