
Një studente e mjekësisë thuhet se është vrarë nga ish-i dashuri i saj duke përdorur një palë gërshërë thonjsh. Julia Vitoria Sobierai Cardoso u gjet e vdekur në apartamentin e saj më 24 prill, nga shojqa e saj e banesës, e cila menjëherë njoftoi autoritetet përkatëse.
Një autopsi ka dalë në përfundimin se 22-vjeçarja është therur 67 herë. Besohet se sulmi ndodhi afërsisht 5-6 orë para se të gjendej trupi i saj i pajetë.
Specialistët mjeko-ligjorë deklaruan se 60 nga plagët e Julias ishin shkaktuar me gërshërë kutikulash, ndërsa pjesa tjetër ishin shkaktuar nga një thikë.
Thuhet se dy nga plagët e thikës ishin në qafën e saj, dhe lëndime të tjera në të njëjtën zonë sugjerojnë se ajo mund të jetë mbytur gjithashtu. Të dy armët u gjetën në vendin e krimit në Ciudad del Este, Paraguai, siç raportohet nga “NeedToKnow”.
Ndërkohë i dyshuari kryesor është aktualisht në arrati dhe dyshohet se është kthyer në vendin e tij të lindjes, Brazil. 27-vjeçari, i cili është gjithashtu student mjekësie dhe ish-i dashuri i Julias, është akuzuar në mungesë për vrasjen e saj.
Me origjinë nga Chapeco, Brazil, 22-vjeçarja kishte jetuar për shumë vite në Navegantes me familjen e saj. Që nga viti 2025, ajo kishte jetuar në Paraguai, ku studionte për mjekësi.
Mikja e saj, Sara Cazarotto, i tha shtypit lokal se Julia kishte aspiruar të bëhej pediatre që nga vitet e adoleshencës.
“Ajo ishte shumë punëtore dhe e zellshme – ishte ëndrra e saj ta bënte këtë premtim realitet. Ajo i donte fëmijët. Gjithmonë donte të ndërtonte familjen e saj dhe një ditë të bëhej nënë, dhe ai ia mori të gjitha këto”, tha Sara.
Julia dhe ish-i i saj u ndanë katër muaj para incidentit tragjik.
Prokurori Osvaldo Zaracho deklaroi: “Ky burrë ndoshta nuk e kishte pranuar fundin e marrëdhënies dhe ishte përpjekur të afrohej përsëri me të si mik. Të preten, ai shkoi në apartamentin ku ajo jetonte, gjoja për të folur”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
