LAJME / E Enjte 22 Janar 2026, 09:09

SPAK kërkon ta arrestojë! Çfarë pritet sot të ndodhë me Belinda Ballukun?!

Në Gjykatën Kushtetuese zhvillohet sot seancë në lidhje me masën e sigurisë të vendosur ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme Anitkorrupsion.

Seanca nis në orën 10:00 dhe mbahet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin e pezullimit të Ballukut, gjykata ka shkelur kompetencat e tij si kryeministër.

Përveç përfaqësuesve të qeverisë, në seancë marrin pjesë edhe përfaqësues të SPAK, GJKKO, Kuvendit dhe Presidencës.

Sipas informacioneve zyrtare dy përfaqësuesit e SPAK përballë Kryeministrisë do të jetë Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

SPAK ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për autorizim për arrestimin e Ballukut. Kjo lëvizje e SPAK erdhi menjëherë pasi Kushtetuesja e ktheu Ballukun në detyrë, ndërsa mbledhja e radhës e Këshillit të Mandateve është më datë 28 janar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE