LAJME / E Diel 2 Gusht 2026, 14:02

Bossi me Porsche përplas të vajzën e re në zebra, ikën nga vendi i aksidentit

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës në qytetin e Vlorës, ku një vajzë e re ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një veturë luksoze tip Porsche, teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në aksin e Transballkanikes, pranë zonës së ish-Hipotekës. Dyshohet se automjeti ka goditur këmbësoren në momentin kur ajo po kalonte rrugën, ndërsa pas përplasjes drejtuesi i veturës nuk është ndalur për t’i ofruar ndihmë, por është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe Policia. Vajza e lënduar është transportuar me urgjencë në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa deri më tani nuk janë bërë publike informacione zyrtare lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas dëshmitarëve që ndodheshin në zonë në momentin e aksidentit, ekzistojnë pretendime se vetura mund të ketë hyrë në kryqëzim kur semafori ishte në dritën e kuqe. Megjithatë, ky informacion nuk është konfirmuar ende zyrtarisht nga autoritetet dhe mbetet pjesë e hetimeve.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se hetuesit pritet të analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, si dhe prova të tjera materiale që mund të ndihmojnë në sqarimin e dinamikës së aksidentit dhe identifikimin e automjetit të përfshirë.

Autoritetet po punojnë për lokalizimin e drejtuesit të Porsche-s, ndërsa pritet që pas përfundimit të veprimeve hetimore të bëhen të ditura më shumë detaje lidhur me rastin.

Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacion ose kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, të bashkëpunojnë me organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të këtij rasti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE