
Gazetarja investigative Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimin që SPAK ka hapur ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, në lidhje me dyshimet për shkelje të barazisë në tendera.
Sipas Lalës, pas verifikimeve paraprake, hetuesit kanë krijuar bindjen se ekzistojnë elementë që kërkojnë hetim të mëtejshëm. Për këtë arsye, SPAK i ka dërguar një fletë-thirrje Ballukut, duke e njoftuar se është person nën hetim dhe se duhet të paraqitej në shoqërinë e një avokati mbrojtës.
“Kur SPAK krijoi bindjen se kishte elementë për hetim, e ka ftuar zonjën Balluku të paraqitet. Ajo është njoftuar përmes një fletë-thirrjeje zyrtare për t’u pyetur në cilësinë e personit nën hetim për shkelje të barazisë në tendera,” – tha Lala.
Megjithatë, gazetarja bëri të ditur se Balluku nuk është paraqitur në datën e parë të thirrjes. Përmes avokatit të saj, ajo ka dërguar një shkresë zyrtare në SPAK, duke kërkuar shtyrjen e afatit dhe caktimin e një date të re për marrjen në pyetje.
“Zonja Balluku nuk u paraqit, por përmes një avokati të përzgjedhur prej saj, i ka dërguar SPAK-ut një kërkesë për caktimin e një date tjetër,” – shtoi Lala.
Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë se SPAK do të vijojë hetimet, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që dosja të zgjerohet me të tjera akuza, në varësi të provave që mund të dalin gjatë procesit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
