
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka festuar 81-vjetorin e lindjes në selinë blu, së bashku me deputetët e Grupit Parlamentar. Në fjalën e tij përshëndetëse, Berisha u shpreh mirënjohës ndaj kolegëve, familjes, mbështetësve dhe Zotit për mbështetjen përgjatë 35 viteve në politikë.
Ai u ndal edhe te pyetja që – sipas tij – shumë njerëz bëjnë: “Cili është sekreti i energjisë dhe fizikut tim në këtë moshë?”
Berisha tha se nuk ka receta magjike, por vetëm një përgjigje:
“Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një: puna, puna dhe vetëm puna.”
Ai shtoi me humor se për moshën e tij kishte shkruar “vjeshtë”, por mund të kishte shkruar edhe “pranverë”, megjithatë e la “vjeshtë” për modesti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
