LAJME / E Martë 26 Maj 2026, 00:12

"SNAJPERI SHQIPTAR" BOKSIERI HADRIBEAJ MUND FRANCEZIN, DREJT TITULLIT BOTËROR NË BOKS

Boksieri shqiptar Ermal Hadribeaj ka arritur një tjetër fitore të madhe në karrierën e tij profesioniste, duke triumfuar në ringun e Oberhausen ndaj francezit Balary Samake.

I njohur me nofkën “The Albanian Sniper”, Hadribeaj fitoi në përballjen “WBC World Final Elimination Fight”, një duel shumë i rëndësishëm që e afron edhe më shumë me mundësinë për të luftuar për titullin botëror të WBC-së.

Me këtë sukses, boksieri shqiptar vazhdon të mbetet i pamposhtur në karrierën e tij profesioniste dhe po konsiderohet si një nga emrat më të suksesshëm shqiptarë në arenën ndërkombëtare të boksit.

Fitorja e tij është pritur me entuziazëm të madh nga tifozët shqiptarë, të cilët e shohin Hadribeajn gjithnjë e më pranë majës së boksit botëror, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE