LAJME / E Shtunë 28 Qershor 2025, 13:01

“Sky ECC”/ Operacioni i tretë në Greqi godet dy grupe kriminale, zbulohet lidhja e një oficeri policie me shqiptarët

Policia greke ka zhvilluar një tjetër operacion të gjerë antikanabis, i treti me radhë pas atyre të muajve të kaluar që zbuluan rrjete kriminale falë komunikimeve të përgjuara në platformën e enkriptuar “Sky ECC”. Këtë herë, autoritetet kanë zbuluar dy grupe të reja kriminale, që vepronin në vitet 2020-2021, me pjesëmarrje aktive të shqiptarëve dhe bashkëpunimin e një ish-oficeri të lartë të policisë greke.

Në pranga kanë rënë 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pas identifikimit të tyre përmes korrelimit të mesazheve, audios dhe fotove nga “Sky ECC” dhe provave të tjera hetimore. Aty janë zbuluar plane për trafik ndërkombëtar të marijuanës dhe kokainës, si edhe shitblerje të paligjshme armësh.

Në qendër të operacionit ka rezultuar një oficer i policisë greke, tashmë në pension, i cili ka bashkëpunuar me shqiptarin Marius (Mario) Diamanti, një emër i njohur i krimit të organizuar në Greqi, i vrarë në nëntor 2021 në Nikaia.

Oficeri, 56 vjeç, me gradën Nënkolonel A, kishte shërbyer deri në dhjetor 2024 në njësitë e sigurisë në Athinë dhe ndërmjetësonte për shitblerje armësh, përfshirë edhe kallashnikovë, për llogari të Diamantit. Ai gjithashtu ndihmonte emigrantë me precedent penalë që të shmangnin arrestimin, duke shfrytëzuar rolin e tij zyrtar dhe aksesin në informacione të brendshme.

Gjatë bastisjeve, policia gjeti:

1 automjet i përdorur për trafikun e drogës

1 kartë zyrtare policie e deklaruar më parë e humbur

Marius Diamanti alias Mario Diamanti, nga Delvina, është një emër kyç i krimit shqiptar në Greqi. Ai u ekzekutua më 16 nëntor 2021, ndërsa ndodhej pranë karburantit të tij në Athinë. Diamanti ishte i njohur për:

Arrestime për kokainë dhe trafik droge

Akuza për një vrasje në vitin 2010, për të cilën më pas u shpall i pafajshëm

Lidhje me falsifikatorë identitetesh për kriminelë shqiptarë

Përfitimin e një identiteti të rremë: Stergios Maznevidis

Akuza pas vdekjes për vrasjen e belgut Kristof Waegeman në 2020, një trafikant ndërkombëtar kokaine, i dënuar më parë në Belgjikë me 12 vite burg

Ky operacion konfirmon një rrjet të mirëorganizuar kriminal shqiptar në Greqi, të infiltruar edhe në radhët e policisë, dhe tregon rolin vendimtar të teknologjisë së përgjuar si “Sky ECC” në goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE