LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 22:10

Plasi / Rogerti bën kërcenim me jetë për gazetarin e njohur “Ke shkuar shum…”

Rogert Sterkaj ka reaguar ashpër ndaj gazetarit Elton Tozaj, pas publikimeve të fundit që kanë përfshirë Rizarta Hoxhën dhe Françeska Muratin.

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ka shpërndarë në Instagram një postim që lidhet me gazetarin, duke e shoqëruar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kritik ndaj tij.

Më tej, ai ngre edhe një pyetje në lidhje me publikimet e gazetarit për dy vajzat:

“A kanë këto vajza ndonjë mashkull në fis që mund t’i bëjë një ofertë që nuk mund ta refuzojë ky mashkull?”

Reagimi i Rogertit vjen pas përplasjes së fundit publike mes Elton Tozajt dhe Rizarta Hoxhës.

Gazetari publikoi një video ku Rizarta shfaqej duke shkëmbyer një puthje me një mashkull, ndërsa ish-banorja e BBVA reagoi duke e konsideruar publikimin si cenim të jetës së saj private dhe paralajmëroi se çështjen do ta ndiqte në rrugë ligjore.

Nga ana tjetër, Tozaj mbrojti publikimin, duke argumentuar se pamjet ishin realizuar në një ambient publik dhe se Rizarta është personazh publik.

Ndërkohë, emri i Françeska Muratit është përfshirë gjithashtu në publikimet e fundit të gazetarit lidhur me jetën e saj private.

Në këtë situatë, Rogert Sterkaj ka zgjedhur të reagojë publikisht në mbështetje të vajzave, duke e bërë të qartë se është kundër mënyrës së raportimit të Tozajt.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse gazetari do t’i përgjigjet deklaratës së fortë të ish-banorit të BBVA