
Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 kundër Elbasanit, ndeshje e vlefshme për javën e 2-të në Abissnet Superiore.
Kjo përballje u shoqërua me tensione, polemika dhe pretendime për dy gola të anuluar në dëm të shkodranëve, aq sa presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi nuk i mbajti dot nervat, duke goditur me grusht asistentin e dytë, Ergys Spahiu.
Në rrjetet sociale, por qarkullon video e kapur nga tifozët, ku Alban Xhaferi futete në tunel i “tërbuar”, ndonëse lojtarët dhe stafi përpiqen ta ndalin.
Duket se kjo ka qënë nisja e ngjarjes së dhunshme, e cila degradoi deri në përplasje fizike
