
Ditën e sotme, një grup qytetarësh janë mbledhur përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, në zonën e Kinostudios, për të protestuar kundër sekuestrimit të monopatinave, motorëve dhe biçikletave elektrike.
Sipas qytetarëve, ky veprim është i paligjshëm, pasi mjetet elektrike – shumë prej të cilave përdoren për punë për të shmangur trafikun dhe ulur kostot – janë sekuestruar mbi bazën e një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa një dokument zyrtar nga Ministria e Brendshme.
Në reagim ndaj protestës, Policia Rrugore deklaroi se monopatinat e sekuestruara do të mbahen për 30 ditë, deri sa të rregullohet me ligj përdorimi ose ndalimi i tyre. Megjithatë, kjo përgjigje – që më shumë duket për të qetësuar protestuesit – nuk sqaron se si do të jetë ligji i ri, cilat kategori do të preken dhe më e rëndësishmja: si do t’u kthehen mjetet pronarëve, kur gjatë sekuestrimit nuk është mbajtur asnjë procesverbal me emrat apo llojin e mjeteve.
Duhet theksuar se gjithçka që ndodhi të hënën u përjetua si një “aksion force”: postblloqe, ndalime, sekuestrime dhe mbushje të kamionëve plot me mjete elektrike, pa asnjë shpjegim se ku do të dërgohen ose çfarë do të ndodhë me to.
Qytetarët thonë se kjo situatë u ka shkaktuar kosto të pajustifikuara financiare dhe përbën shkelje të së drejtës për pronën private, pasi këto mjete i kanë blerë me kursimet e tyre për të lehtësuar qarkullimin në Tiranën plot trafik dhe kaos në çdo orë të ditës – madje edhe natën.
Ata e pranojnë se numri i aksidenteve ka qenë në rritje për shkak të përdorimit të këtyre mjeteve, por i kërkojnë autoriteteve ligje të qarta, rregulla për moshën e përdoruesve, detyrim për kaska dhe pajisje mbrojtëse gjatë lëvizjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
