LAJME / E Enjte 7 Maj 2026, 15:03

Skenë e rrallë në Kuvend! Braçe i shkoi Berishës në tavolinë, zbulohet arsyeja

Pas replikave të forta në foltore, deputeti socialist, Erion Braçe, shkoi drejt vendit ku qëndron i ulur Sali Berisha, një skenë e

rrallë në Parlamentin e Shqipërisë.

Socialisti Braçe i është afruar Berishës duke i treguar një shkrim të WSJ ku krahasohet çmimi i naftës në disa vende europiane,

pasi Berisha, nga foltorja e Parlamentit, edhe një herë tjetër, lëshoi akuza ndaj qeverisë Rama për çmimin e karburantit në vendin tonë.

</ div>

Deputetët socialistë të cilët e kanë dëgjuar bashkëbisedimin Berisha-Braçe, thanë se kolegu i tyre socialist i ka thënë Berishës se gjithmonë ai flet me letra dhe fakte, ndryshe nga Berisha, i cili flet duke përdorur ChatGPT./Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE