LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 11:11

SKANDALI 4 MLN EURO / Rezarta Koçi i bëri ‘gol’ Mir Pepës: Cila bankë fshihet pas? Mesazhi me tritol dhe konflikti i hapur!

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën, publikoi detaje nga dosja hetimore e grupit kriminal të Jetmir Pepës dhe vëllezërve të tij, të cilët në 11 muajt e parë të vitit 2020, trafikuan nga Amerika Latine drejt Evropës, 7.5 ton kokainë. Një nga episodet më të rënda të këtij grupi kriminal është humbja e një sasie të madhe parash në një nga bankat prestigjoze, të nivelit të dytë, që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Tiranë.

Humbje e konsiderueshme parash për të cilën dy vëllezërit Pepa, akuzojnë një notere, cila sipas tyre ka bashkëpunuar në zhdukjen e sasisë së tyre prej 4 milionë euro. Prapaskena mëson se noterja që i ka bërë ‘golin’ 4 milionë euro Mir Pepës, i njohur si Kazanova i Kokainës, është Rezarta Koçi, një nga mashtrueset më të famshme të dekadave të fundit.

Noterja Rezarta Koçi është arrestuar më 4 shkurt 2022 për mashtrim me pasoja të rënda, vjedhje dhe shpërdorim detyre. Sipas dosjes, Koçi kishte mashtruar disa biznesmenë, duke u zhvatur miliona euro, ndërsa shumë të tjerë besohet se nuk kanë bërë denoncim. Noterja Koçi u dënua nga Gjykata e Apelit me 12 vite burg, por nga ulja e dënimit përfundimisht do të kryejë tetë vite burg.

Në rrjetën e mashtrimit të noteres Rezarta Koçi duket se ka rënë edhe Mir Pepa, i cili gjithashtu nuk ka bërë kallëzim penal, mesa duket për shkak se paratë e zhdukura buronin nga aktiviteti kriminal i trafikut të kokainës. Ndërkaq, në nëntor të vitit 2021, makina e noteres Rezarta Koçi u hodh në erë me tritol. Ka dyshime të forta se hedhja në erë e makinës është porositur nga një prej viktimave të saj të mashtrimit.

Në gusht të vitit 2020, gjatë një bisede që Jetmir Pepa zhvillon me vëllain e tij Urim Pepa, ata bëjnë plan të marrin peng administratorët e bankës, ndërsa akuzojnë noteren R.ezarta Koçin se ka bashkëpunuar në zhdukjen e një shume prej 4 milion euro.

‘Ta bëjmë vetë ne, apo të çojmë të tjerë’. Por si kanë humbur këto para dhe cila është lidhja e noteres në fjalë me vëllezërit Pepa? Dhe pse vëllezërit Pepa akuzojnë noteren për humbjen e parave?

Gjithçka duket se zbardhet edhe njëherë nga bisedat e tyre në Sky Ecc, ku del se vëllezërit Pepa, i kanë derdhur paratë e tyre në bankën në fjalë nëpërmjet llogarisë së noteres Rezarta Koçi. Por këtu duket se diçka e paqartë ka ndodhur dhe paratë nga sa shikohet kanë humbur çuditërisht destinacionin.Ndërkohë që noterja ndryshe nga funksioni i saj primar, ka shërbyer si një koperturë e parave të pista që vëllezërit Pepa, fitonin nga paratë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Jetmir Pepa dhe vëllai i tij Aleksi akuzojnë noteren se ka bashkëpunuar me bankën në zhdukjen e parave. “Jam me Urimin, po më thotë si të organizohemi që të marrim peng, ose të paguajmë se kam njerëz apo do t’i marrim vetë peng”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE