LAJME / E Diel 31 Maj 2026, 19:07

Skandal në stadium – tifozët ndaj Bia Khalifës: “Nxirreni kurv*n jashtë!

Një incident që ka ngjallur reagime të shumta është regjistruar gjatë një ndeshjeje basketbolli në Prizren, ku në qendër të vëmendjes u gjend influencerja Bia Khalifa.

Në videot që po qarkullojnë në rrjetet sociale dëgjohen brohoritje fyese dhe denigruese nga një pjesë e tifozëve, të drejtuara ndaj saj, teksa kërkohej largimi i saj nga tribuna.

Sipas pamjeve të publikuara online, situata u tensionua për disa momente në tribunë. Pranë influencueses ndodhej edhe Sasa Hoda, ndërsa incidenti u filmua nga persona të pranishëm në sallë dhe më pas u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta nga qytetarë dhe përdorues të mediave sociale, të cilët kanë dënuar gjuhën fyese dhe sjelljet e papërshtatshme në ambiente sportive, duke bërë thirrje për respekt dhe sportivitet.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga organizatorët e ndeshjes apo autoritetet sportive lidhur me incidentin.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi sjelljen e tifozëve në ngjarjet sportive dhe nevojën për promovimin e një atmosfere të respektueshme për të gjithë të pranishmit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE