LAJME / E Hënë 18 Maj 2026, 14:02

“Skandal në Manastir? Fëmijët shqiptarë detyrohen çdo javë të këndojnë himnin maqedonas në të ftohtë!”

Që nga viti 2024, një praktikë që po ngjall reagime dhe shqetësim te prindërit shqiptarë në Manastir vazhdon të zbatohet çdo të hënë në një shkollë ku mësojnë fëmijë shqiptarë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta apo kushteve atmosferike, nxënësit e vegjël rreshtohen në oborr dhe detyrohen të këndojnë himnin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa himni i tyre kombëtar shqiptar nuk lejohet fare. Sipas pretendimeve të ngritura, kjo procedurë nuk zbatohet në shkollat e tjera të qytetit, çka ka shtuar dyshimet dhe debatet për trajtim të pabarabartë ndaj nxënësve shqiptarë.

EMIRA SELIMI SHKRUAN:
Çdo të hënë, pavarësisht të ftohtit apo të nxehtit, zogjtë tanë rreshtohen në oborrin e shkollës dhe detyrohen të këndojnë himnin e Maqedonisë, ndërsa himni i tyre kombëtar nuk lejohet fare. Askush nuk pyet nëse fëmijët e duan apo jo këtë gjë.

Kjo është që nga viti 2024. Bëhet fjalë për fëmijë shumë të vegjël, të cilët edhe në temperatura të ulëta mbahen jashtë të ngrirë. Më shqetësuesja është se kjo ndodh vetëm në shkollën ku mësojnë fëmijët shqiptarë, ndërsa në shkollat e tjera në Manastir nuk veprohet kështu, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE