LAJME / E Diel 19 Tetor 2025, 01:01

Sistemi anti-dron “blindon” burgjet në Shqipëri, për herë të parë do të bllokojë…

Në 5 paraburgime dhe burgje të sigurisë së lartë në vend, pritet të vendoset sistemi anti-dron, me qëllim parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në qeli nëpërmjet këtyre mjeteve fluturuese.

Ky sistem do të vendoset në paraburgimin 313 në Tiranë, në të cilin ndodhen më të rrezikshmit e botës së krimit në Shqipëri.

Në këtë paraburgim mbahen po ashtu dhe 13 të penduar të drejtësisë, të cilët me rrëfimet e tyre kanë ndihmuar prokurorinë të cmontojë banda të rrezikshme kriminale.

Ky sistem antidron do të vendoset edhe në burgjet e sigurisë së kartë në Drenovë, Fier, Peqin në burgun e Reçit në Shkodër, ku po ashtu mbahet të paraburgim apo po vuajnë dënimin eksponentë me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Vendosja e këtyre sistemeve do të forcojë ndjeshëm sigurinë e IEVP-ve, duke parandaluar aktivitete të paligjshme si kontrabanda, survejimi i paautorizuar, apo tentativat për arratisje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE