
Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e burgjeve në të gjithë vendit,
ku dhe u ka kërkuar masa të menjëhershme për forcimin e kontrollit, rritjen e sigurisë dhe parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme nëpër burgje.
Përmes këtij reagimi, Lamallari ka bërë të ditur se i ka kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Klevis Qoses, që të bëjë një vlerësim të parametrave të sigurisë dhe rishpërndarjes së IEVP Durrës,
duke konsideruar transferimin e të dënuarve apo paraburgosurve me rrezikshmëri në burgje të sigurisë së lartë.
“Kam urdhëruar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve të shpeshtojë kontrollet në të gjitha IEVP-të e vendit, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për cënim të sigurisë. Siguria në burgje është një prioritet absolut dhe nuk do të tolerohet asnjë formë neglizhence apo shkeljeje e procedurave standarde”, shkruan ministri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
