LAJME / E Shtunë 9 Maj 2026, 09:09

Është një MEME e famshme”, Rama vlerëson ish-ministren socialiste: Pa të nuk do t’ia…

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë pasditen e kësaj të premteje në shpalljen e fituesve të programit të startup-eve për të rinjtë në qytetin e Elbasanit.

Rama ka vlerësuar kontributin e ish-ministres socialiste Bora Muzhaqi, njëkohësisht deputete e PS-së, për të cilën tha se për shumë persona është një “meme e famshme”, ndërsa për të është një kontribuuese e madhe.

Më tej, kryeministri u tha të rinjve që të shfrytëzojnë eksperiencën e ish-ministres për këto programe.

Rama: “Këtu në Elbasan kemi 27 shkolla ku nxënësit mësojnë bazat e para të kodimit. Këtu në Elbasan kemi një personazh që nuk i merr meritat e duhura, që është Bora Muzhaqi, e cila për shumëkënd është një meme e famshme, por për mua dhe për rrugën e këtij programi, është një protagoniste pa të cilën ne nuk do të kishim bërë shumëçka që bëmë në hapat e parë.

Dhe për këtë arsye dua të nxjerr këtu shembullin dhe kontributin e Borës dhe, njëkohësisht, ta nxis Borën që të përdorë eksperiencën e saj për të mësuar sa më shumë të rinj që të bëjnë aplikimet e duhura, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE