LAJME / E Enjte 11 Shtator 2025, 19:07

Shtatzëna lind në oborrin e maternitetit të Durrësit, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë

Një nënë e re 23-vjeçare, nga Durrësi, e cila ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, ka lindur në oborrin e maternetitit të qytetit.

Lindja e gruas së re ishte planifikuar për të ndodhur në fund të muajit, por mësohet se gruas së re i kishin nisur dhimbjet mëngjesin e sotëm dhe pavarësisht se kishte shkuar me urgjencë në maternitet, lindja e asistuar është kryer në oborrin e institucionit.

Burime nga materniteti konfirmojnë për “DurrësLajm”, se janë detyruar ta kryejnë procedurën e lindjes në ambient aspak të zakontë, por fatmirësisht edhe nëna, edhe bebja e saj e seksit femër gëzojnë shëndet të plotë.

Pas djalit, gruaja e re u gëzua me një vajzë me peshë 2.700 gram, ndërsa pret rikthimin nga emigrimi të bashkëshortit të saj.

Mësohet se nëna dhe foshnja kanë qenë që në minutat e para të mbërritjes në maternitet nën kujdesin e bluzave të bardha, mamive dhe mjekes roje dhe gjithçka ka shkuar më së miri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE