
Një 46-vjeçar nga Kosova, me inicialet B.G., është arrestuar nën dyshimin se gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës ka vrarë bashkëjetuesen e tij në Ulqin, në lagjen Kodra, dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë ku ata jetonin, raporton Vijesti.
Sipas policisë, i dyshuari ka pësuar edhe vetë lëndime nga zjarri dhe fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Tivar, e më pas në Qendrën Klinike të Malit të Zi në Podgoricë.
Policia ka bërë të ditur se rreth orës 00:30 është njoftuar për një zjarr në një objekt banimi në lagjen Kodra të Ulqinit. Menjëherë pas ndërhyrjes në vendngjarje, zyrtarët policorë kanë gjetur trupin e pajetë të një gruaje të paidentifikuar fillimisht, e cila më vonë është identifikuar si D.N. (36), shtetase e Shqipërisë.
Po ashtu, në vendngjarje është gjetur dhe ndaluar një person me lëndime nga zjarri, i cili më vonë është identifikuar si B.G. (46).
Rasti është raportuar te prokurori shtetëror në Prokurorinë e Lartë Shtetërore në Podgoricë, i cili ka udhëhequr hetimet në bashkëpunim me policinë. Sipas njoftimit, janë ndërmarrë veprime hetimore, janë marrë deklarata nga dëshmitarë, janë siguruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes, të cilat do të ekspertizohen.
Hetimet e deritanishme, sipas autoriteteve, krijojnë dyshimin se B.G. ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”, ka ndezur zjarr në shtëpinë ku ndodhi ngjarja dhe më pas është larguar nga vendi.
Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Qendrën Klinike në Podgoricë për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
Ndërkohë, i dyshuari B.G. ndodhet nën mbikëqyrje policore në Qendrën Klinike, ku po trajtohet për djegiet e marra gjatë incidentit. Autoritetet kanë bërë të ditur se për zhvillimet e mëtejshme publiku do të njoftohet me kohë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
