
Në një kohë kur shumë shqiptarë në diasporë përballen me vështirësi larg familjes dhe vendlindjes, historia e një shqiptari nga Kosova po prek zemrat e mijëra njerëzve.
Arben Krasniqi, i cili jeton prej më shumë se 15 vitesh në Gjermani, është kthyer në simbol të humanizmit për komunitetin shqiptar atje. Ai ka hapur dyert e biznesit të tij për dhjetëra familje shqiptare që kanë mbetur pa punë apo strehim, duke i ndihmuar me ushqime, pagesa qiraje dhe vende pune.
Sipas bashkëatdhetarëve, Arbeni nuk ka refuzuar askënd që ka trokitur në derën e tij. Madje, gjatë muajve të fundit ai ka organizuar edhe shpërndarje ndihmash për studentët shqiptarë dhe familjet në nevojë në diasporë.
“Kur kam ardhur për herë të parë në Gjermani, e kam ditur sa e vështirë është të jesh vetëm. Sot, nëse Zoti më ka dhënë mundësi, dua t’i ndihmoj njerëzit e mi”, është shprehur ai emocionuar.
Veprimet e tij janë bërë virale në rrjetet sociale, ku shumë shqiptarë e kanë quajtur “shembullin që i duhet kombit”. Historia e Arbenit po shihet si dëshmi se solidariteti dhe zemra shqiptare mbeten të forta kudo në botë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
