
Albion Berisha, i ri nga Malisheva, po kthehej në shtëpi kur vuri re flakë që dilnin nga një apartament në kompleksin “Tower House”. Pa humbur asnjë sekondë, ai njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës dhe u kërkoi të ndërhynin urgjentisht.
Ai hyri në ndërtesën e përfshirë nga zjarri, u ngjit në katet e sipërme dhe mori në krahë gjyshen e tij, duke e nxjerrë në siguri. Më pas trokiti në dyer dhe ra zilet e apartamenteve të tjera për të paralajmëruar fqinjët, duke ndihmuar në evakuimin e tyre.
Falë reagimit të tij të menjëhershëm, u shmang një tragjedi e madhe. Sipas mediave italiane, rreth 100 persona u evakuuan nga ndërtesa.
Gjestin e tij heroik e vlerësoi publikisht edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, e cila shprehu mirënjohje për guximin dhe përgjegjshmërinë e treguar nga i riu kosovar.
Albion Berisha sot është një emër që përmendet me respekt në Itali – një dëshmi se në momentet më kritike, humanizmi dhe trimëria nuk njohin kufij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
